Çka është VIN?
VIN (Numri i identifikimit të veturës) është një kod unik 17-shifror që identifikon në mënyrë të qartë dhe të dallueshme çdo veturë. Duke deshifruar VIN-in, ju mund të mësoni specifikat e veturës dhe të kontrolloni historinë e tij. Kontrolloni nëse VIN i stampuar në veturë dhe ai i vendosur fizikisht janë identik me atë që gjendet në librezë. Dallimet e rëndësishme midis të dyjave mund të tregojnë një ndryshim të mëparshëm (shpesh të paligjshëm) të identitetit të veturës.
Ku mund ta gjej VIN?
VIN shenohet direkt në veturë ose mund të gjendet në librezen e regjistrimit të veturës dhe dokumentet e tjera të veturës. Nëse dëshironi të kontrolloni një veturë, pyesni shitësin e veturës për numrin VIN (shasisë).
Nga vijnë të dhënat e veturave?
Auto-tracer by Gjirafa mbledh të dhëna për vetura nga rreth 32 shtete. Të dhënat merren nga regjistrat zyrtarë, shitësit e veturave, baza e të dhënave të policisë, të dhënat e veturave të dëmtuara, kompanitë e sigurimeve apo njoftime nga portale të ndryshme.
A e bën Auto-tracer kontrollimin e veturave edhe jashtë vendit?
Po. Çdo veturë kontrollohet në databazën e më shumë se 32 shteteve (përfshirë Gjermaninë, Danimarkën dhe SHBA-në). Pasi të keni shënuar VIN-in, mund të shihni se çfarë të dhënash janë gjetur në databazën tonë dhe në cfarë date janë këto regjistrime.
Çfarë informata mund të gjej rreth veturës?
Gama e informacionit ndryshon për çdo automjet në varësi të moshës dhe historisë së saj. Ju mund të merrni një përmbledhje të çeqeve të disponueshme falas pasi të keni futur VIN. Ne gjithmonë përpiqemi të marrim sa më shumë informacion të jetë e mundur për çdo VIN të futur.
Si duket një raport historik i veturës?
Raporti i hisorisë së veturës përmban të dhëna rreth historisë së veturës. Në të shumtën e rasteve, të dhënat janë nga odometri, dëmtimet e veturave, kontrollimi teknik, fotografitë apo të dhëna nga reklamat apo shpalljet rreth veturës. Më shumë informata mund të gjeni në raport.
Sa kushton raporti i historisë së veturës?
Çmimi bazë i kontrollit të automjetit është 24.99 EUR me TVSH.
Çdo kontroll tjetër i automjetit kushton 14.99 EUR.
Si mund të paguaj?
Ju mund të paguani online përmes terminalit te sigurt nga ProCredit Bank.
Sa zgjat marrja e raportit?
Raporti gjenerohet menjëherë pas konfirmimit të pagesës. Shërbimi është funksional gjatë gjithë kohës dhe i gjithë procesi është automatik.
A mund t'i shënojë të dhënat e kompanisë gjatë procesimit të pagesës?
Gjatë plotësimit të të dhënave tuaja, mund të shënoni të dhënat e kompanisë tuaj. Sidoqoftë, pas pagesës lëshohet një dokumet tatimor. Nëse dëshironi të pranoni faturë, ju lusim të na konkatoni në [email protected].
Si të kemi qasje në raportin e historisë së veturës?
Raporti i historisë së veturës gjenerohet menjëherë pasi të pranohet pagesa. Përmes e-mailit të cilin e keni shënuar gjatë plotësimit të të dhënave personale, ju do të pranoni ID-në e raportit dhe një link. Historia e raportit të veturës mund të kontrollohet online brenda 30 ditëve pasi të gjenerohet raporti.
Pagesa nuk ishte e suksesshme, si të vazhdoj?
Nëse për ndonjë arsye pagesa nuk është kryer, kthehuni një hap prapa dhe provoni përsëri. Nëse pagesa është kryer, por ende nuk keni marrë një email konfirmues, ju lusim të na kontaktoni në [email protected].
Nuk u gjetën të dhëna rreth dëmeve, çfarë nënkupton kjo?
Në këtë rast, ne nuk kemi gjetur të dhëna për dëmtimin e veturës që po kontrollohet në databazat tona që përmbajnë mbi 200 milion të dhëna rreth aksidenteve nga 32 vende Europiane dhe SHBA-të. Ky fakt, rrit ndjeshëm mundësinë që vetura e cila po kontrollohet të mos jetë e aksidentuar në të kaluarën.
Për sa kohë do të jetë i disponueshëm raporti?
Do të jetë i disponueshëm për 30 ditë pas gjenerimit. Ju mund të shikoni raportin duke e klikuar linkun të cilin e keni pranuar në emailin e shënuar gjatë kërkesës për raport.
Nuk e kam pranuar emailin konfirmues ende, çfarë duhet të bëj?
Nëse pas përfundimit të pagesës nuk pranoni një email të gjeneruar automatikisht, ju lusim të na kontaktoni në [email protected]. Po ashtu, ju lusim që të shkruani ID-në raportit apo numrin VIN në email.eu.
Kam shënuar email adresën e gabuar, si mund ta ndryshoj?
Mos u shqetësoni. Na shkruani në [email protected] duke përfshirë e-mailin e saktë dhe ID-në e raportit dhe pastaj do të pranoni një link për qasje në e-mailin e ri.
Si mund të bëj ankesë rreth historisë së raportit?
Nëse dyshoni se në raport ka informacione të pasakta, ju lusim të kontaktoni Shërbimin ndaj Klientëve në [email protected].
A mund të lëshohet një faturë?
Bazuar në koston e verifikimit, automatikisht gjenerohet vetëm një dokumet tatimor. Ju lusim të na kontaktoni në [email protected] për të pranuar faturë. Për të përshpejtuar procedurën, ju lusim të shënoni numrin e kuponit të cilin e keni pranuar në e-mail.